Dodik apo Triviq në krye të Republika Srpska, çfarë thonë në KQZ’në e Bosnjës

  • E.K /
  • 03 October 2022 - 09:14
Dodik apo Triviq në krye të Republika Srpska, çfarë thonë në KQZ’në e Bosnjës

Ende s’ka rezultate përfundimtare se kush i ka fituar zgjedhjet në Republika Srpska.

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor në Bosnjë e Hercegovinë Suad Arnautoviq ka thënë se në këtë institucion ende nuk kanë numër të mjaftueshëm të të dhënave për të shpallur rezultate preliminare që do ta tregonin fituesin e zgjedhje apo Presidentin e ri të Republika Srpska.

Ndërkohë të dyja kampet, SNSD e Miloard Dodik sot në mëngjes kanë njoftuar se ka më shumë se 30 mijë vota se sfiduesja e tij Jelena Triviq e cila mbrëmë e para e ka shpallur fitoren. 

Ndërkohë, tashmë është e qartë se kush do te jenë tre anëtarët e Presidencës boshnjake në bazë të votimit të djeshëm. Sipas Dnevni Avaz në bazë të rezultateve preliminare për zgjedhjet e djeshme ata janë Denis Beqiroviq, Zeljko Komshiq dhe Zeljka Cvijanoviq.

(Kosova Sot Online)