Ia goditën djalin me shufër metalike/ Nëna e tij: Mjekët kanë vërejtur se e ka kafkën e thyer

  • A.P /
  • 03 October 2022 - 17:00
Ia goditën djalin me shufër metalike/ Nëna e tij: Mjekët kanë vërejtur se e ka kafkën e thyer

Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit, ku i dyshuari i mitur ka shkuar në vendin ku ndodhej  E.M dhe e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shufër metalike, si pasojë e kësaj, 15-vjeçari ka marrë lëndime të rënda në kokë, për çka edhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po vazhdon trajtimin mjekësor.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur nëna e të dëmtuarit E. M, emër i njohur për redaksinë.

Sh.K- për gazetën "Kosova Sot Online" ka sqaruar në detaje se si ka ndodhur ngjarja.

"I dyshuari ka dashtë ta rrahë një person tjetër derisa E i ka thënë mos e rrahë. Pastaj i dyshuari ia ka marr inat pse se ka lanë atë djalin ta rrahë. Kështu që në mbrëmje e ka thirr i dyshuari në telefon edhe Endriti tani i dëmtuar u dal në laxhe ku aty sipas saj i dyshuari e ka goditur me shkop metali në këmbë fillimisht, tutje E. ka tentuar të largohet por i dyshuari sërish i është afruar dhe e ka goditur me shkop metali në kokë.

Edhe pse i dëmtuari është munduar të vetëmbrohet i dyshuari ka vijuar me goditje ku sipas saj është përdorur dhe thika. Nëna e tij e përmend edhe një dëshmitar i cili e ka parë ngjarjen. Tutje sipas saj Endriti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku mjekët kanë konstatuar se ai ka gjakderdhje në dy vena në tru.Nga aty e kanë dërguar urgjent drejt QKUK-së ku sipas saj aty mjekët kanë vërejtur se Endriti e ka edhe kafkën e thyer edhe të shtypur dhe ka hematom 3,79cm  edhe një vend tjetër hematom 3,63 cm, plus tjeter 7, 4 cm edhe 3,4 mm.


Për pasojë Endrit Muji është operuar atë natë",  ka deklaruar nëna e E - Sh.K për "Kosova Sot Online".

Derisa tani po i presin rezultatet e cd dhe ekzaminimet e tjera.

Rasti është denoncuar edhe në Polici, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në prezencën e prindit dhe avokatit të tij mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 24 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

 

(Kosova Sot Online)