“Për shkak të marrëveshjes Serbi-Rusi, SHBA do ta shtyjë Kosovën në Këshill të Europës”

  • E.K /
  • 04 October 2022 - 11:03
“Për shkak të marrëveshjes Serbi-Rusi, SHBA do ta shtyjë Kosovën në Këshill të Europës”

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se ka informata se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i “hakmerren” Serbisë për nënshkrimin e një marrëveshje me Rusinë në New York, duke e shtyrë Kosovën që të anëtarësohet në Këshill të Europës.

Sipas tij, SHBA deri më tani e ka dekurajuar Kosovën nga nxitimi për t’u anëtarësuar në organizatën europiane për të drejtat e njeriut.

Jeremiq tha se Amerika e ka njoftuar Serbinë përmes ambasadorit në Washington se do të zbatojë  këtë “masë”.

“Deri më tani, Washingtoni e ka dekurajuar Prishtinën nga përshpejtimi aktiv i këtij procesi dhe tani do ta mbështesë atë dhe kjo është pasojë e publikimit të faktit se Selakoviq dhe Lavrov nënshkruan një lloj marrëveshjeje teknike në New York”, tha Jeremiq për Nova S. mbrëmë.

Ministri i Jashtëm serb nënshkroi një marrëveshje me homologun e tij rus në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York ku pikërisht u fol më shumë për agresionin e Rusisë mbi Ukrainën.

(Kosova Sot Online)