Përplasen dy kamionë, autostrada mbushet plot me karamele

  • E.K /
  • 04 October 2022 - 13:41
Përplasen dy kamionë, autostrada mbushet plot me karamele

Halloween ka ardhur më herët në një autostradë në Kaliforni, kur dy kamionë u përplasën me njëri-tjetrin dhe nga njëri prej tyre ranë në rrugë të gjitha ëmbëlsirat e ngarkuara.

Sipas Patrullës së Autostradave të Kalifornisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të së hënës.

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë rrugën e mbushur me karamele që janë derdhur nga një prej automjeteve të përfshira.

Ndërkohë, nga aksidenti nuk u raportuan të lënduar nga incidenti.

(Kosova Sot Online)