Aksident i rëndë në Sarandë, humb jetën shoferi

  • E.K /
  • 04 October 2022 - 15:48
Aksident i rëndë në Sarandë, humb jetën shoferi

Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri.

Mësohet se shoferi me iniciale, E.N 42 vjeç, humbi kontrollin dhe motomjeti doli nga rruga.

Si pasojë e aksidentit shoferi ndërroi jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)