Lexoni edhe:
Ministrja e Gjermanisë për Evropë: Liberalizimi i vizave për Kosovën, do të ndodh këtë vit
Një tentim-vrasje ka ndodhur në Pejë të martën në Pejë, rreth orës 19:53.
Siç raporton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, derisa një person ka qenë në veturën e tij, i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Por pasoja nuk ka pasur. Ndërsa i dyshuari është na arrati.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.10.2022 – 19:53. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij (pa pasoja) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)