Hyri për t’u larë, mbytet në lumë 36-vjeçari shqiptar në Itali

  • E.K /
  • 05 October 2022 - 11:24
Hyri për t’u larë, mbytet në lumë 36-vjeçari shqiptar në Itali

Një 36 vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një lumë në Itali. Bëhet fjalë për Ergys Hidën, i cili ndërroi jetë në Pordenone të Italisë.

I riu mësohet se ishte larguar nga banesa e tij dhe po flinte në makinë. Në fakt prindërit, mbrëmjen e së hënës kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij.

Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së martës, i mbytur në rrjedhën e lumit Noncello.

(Kosova Sot Online)