Ramushit i duhej të qëndronte larg familjes, Anita shpërthen në lot: Nuk e dinë çka kam kaluar

  • E.K /
  • 07 October 2022 - 08:53
Ramushit i duhej të qëndronte larg familjes, Anita shpërthen në lot: Nuk e dinë çka kam kaluar

Anita Haradinaj këtë të enjte ishte në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin.

Gjatë bisedës kishte tema të ndjera, sikurse është edhe momenti kur Ramush Haradinaj duhet të qëndronte larg familjes.

Ermali i lexon një pasazh të saj teksa fliste dikur për mungesën e Ramushit në lindjen e djalit të dytë. Kaq mjaftoi që të shpërthente në lot: “Ore ti me kë thirr këtu me bërë me qarë apo… a të thashë ne i lejmë gjërat mbrapa dhe pastaj gjejmë ngjyrat e bukura të jetës. Atë periudhë, ajo çka qenë dhe se si e kam ndjerë unë, do duhej të rrija duke qarë. Por, e kam zgjedh të mos qaj më. E para unë nuk kam qenë kaq e rritur dhe kaq e pjekur atëherë, sot gjykon arsyeshëm. Atëherë kam qenë 23, 24, 25 vjeçe. Në çdo gjë je më emocionale më e ndjeshme. Po të ishte në moshën sot, ndoshta do e kisha marrë më mirë, më racional edhe ndjenjat. Nuk e din ça kam kaluar”.

A ka qenë e lehtë të jesh gruaja e një kryeministri? Anita tha se nuk je vetëm grua e kryeministrit sepse ke të gjitha përgjegjësitë, detyrat, gjykimet e paragjykimet. Megjithatë ajo theksoi se: “ Është burri më burrë në botë”.

(Kosova Sot Online)