Komuna e Bedri Hamzës nuk ua kursen gjobat qytetarëve që hedhin mbeturina

  • E.K /
  • 07 October 2022 - 10:33
Komuna e Bedri Hamzës nuk ua kursen gjobat qytetarëve që hedhin mbeturina

Me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të pastër, Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje të Mjedisit dhe Policinë e Kosovës në vazhdimësi janë duke kryer inspektime në hapësira të ndryshme të qytetit.

Inspektorët komunal kanë njoftuar se vetëm mbrëmë janë shqiptuar gjithsej 4 gjoba ndëshkuese dhe janë dhënë disa vërejtje verbale ndaj qytetarëve të cilët kanë hedhur mbeturina në hapësira publike, jashtë vendeve adekuate për hedhje të mbeturinave.

Me këtë rast, Drejtoria e Inspekcionit dhe Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ruajnë ambientin pavarësisht ku ndodhen dhe t’i hedhin mbeturinat brenda kontejnerëve, në të kundërtën aksionet e ngjashme ndëshkuese do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

(Kosova Sot Online)