Vuçiq: Askush më s’i beson historisë së Kurtit për destabilizim

  • E.K /
  • 07 October 2022 - 14:32
Vuçiq: Askush më s’i beson historisë së Kurtit për destabilizim

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq pas kthimit nga Praga ka folur për deklarimet e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti se rajoni është në rrezik nga Serbia dhe bashkëpunimi Beograd-Moskë.

“Askush më nuk e beson historinë e Kurtit për destabilizim”, ka thënë Vucic, shkruan tanjug.

Këto deklarime Vucic i ka bërë kur është pyetur për deklaratën e kreyministrit Kurti që Rusia në bashkëpunim me Serbinë po provojnë ta destabilizojnë Kosovën.

“Është një storie që e dëgjojmë për rreth tetë muaj rreth asaj si Rusia dhe Serbia do të pushtojnë”, ka thënë Vuciq.

(Kosova Sot Online)