Bastisje në një depo në Ferizaj, policia konfiskon sasi të madhe të duhanit, mjaltës e fasuleve

  • E.K /
  • 08 October 2022 - 09:20
Bastisje në një depo në Ferizaj, policia konfiskon sasi të madhe të duhanit, mjaltës e fasuleve

Policia në bashkëpunim me Doganën, ATK-në dhe AUV-in, kanë kryer bastisje në një depo, pronë e të dyshuarit ku janë gjetur 469 kg mjaltë, 840 kg duhan, dhe 150 kg fasule pa dokumentacionin e nevojshëm.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit të saj të përditshëm, ku është shtuar se malli është konfiskuar nga dogana.

Pos kësaj, është njoftuar edhe se rasti ka ndodhur në Ferizaj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“INCIDENTET KRIMINALE. TREGTI E NDALUAR. Ferizaj 07.10.2022 – 10:00. Policia në bashkëpunim me Doganën, ATK-në dhe AUV-in kanë kryer bastisje në një depo pronë e të dyshuarit kosovar ku janë gjetur 469 kg mjaltë, 840 kg duhan, dhe 150 kg fasule pa dokumentacionin e nevojshëm. Malli është konfiskuar nga dogana, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK-ja. 

(Kosova Sot Online)