Ky është presidenti më i thjesht në botë

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 08:08
Ky është presidenti më i thjesht në botë

Alexander Van der Bellen dje u rizgjodh Presidenti i Austrisë, për të dytin mandat.

Ish-udhëheqësi 78-vjeçar i të Gjelbërve, ka fituar popullaritet të gjerë duke projektuar qetësi gjatë kohërave të krizës kombëtare, përfshirë edhe rënien e Qeverisë më 2019 dhe dorëheqjen e kancelarit Sebastian Kurz një vit më parë, mbi akuzat për korrupsion që Kurz ende i mohon.

Van der Bellen njihet edhe për stilin e tij të jetesës, pasi që rrallë e përdorë veturën e tij zyrtare, e në vend të kësaj përdorë transportin publik, duke udhëtuar në mënyrë të njëjtë me shumicën e qytetarëve tjerë të thjeshtë. Edhe ecjen nëpër rrugë, Presideni e bën krejtësisht i vetëm, duke mos u dalluar nga të tjerët përreth.

Presidenti po ashtu fluturimet i bën në aeroplanët me pasagjerë të tjerë, duke mos përdorur të veçantë për të, çka do të ndikonte në ndotjen e ambientit dhe shpenzim të parasë publike.

Në fotografi, ai shihet teksa lexon dokumentet zyrtare përderisa bën rrugën deri në punë dhe anasjelltas.

(Kosova Sot Online)