Presidentja Osmani takohet me Avokatin e Popullit, kjo ishte tema e diskutimit

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 15:33
Presidentja Osmani takohet me Avokatin e Popullit, kjo ishte tema e diskutimit

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës është takuar me Avokatin e Popullit, Naim Qelajn.

E temë kryesore diskutimi ka qenë rreth të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e saj në promovimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”.

“Presidentja Osmani dhe Avokati i Popullit Qelaj diskutuan edhe për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si hap të rëndësishëm në garantimin e plotë të të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim”, thuhet në njoftim.

“Tutje, Presidentja Osmani ka uruar Institucionin e Avokatit të Popullit për anëtarësimin në Rrjetin Evropian të Ombudspersonëve për Fëmijët, duke e vlerësuar si mekanizëm të rëndësishëm për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”. 

(Kosova Sot Online)