Kriza e dimrit: Pamje nga nisja e shpërndarjes së thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 08:31
Kriza e dimrit: Pamje nga nisja e shpërndarjes së thëngjillit falas për punëtorët e KEK-ut

Sot ka filluar shpërndarja e thëngjillit falas për punonjësit e KEK-ut.

Lajmi u konfirmuar nga Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës përmes një shkrimi.

Kujtojmë që së fundi Qeveria e Kosovës ua ka lejuar punëtorëve të KEK-ut që të marrin thëngjill falas.

Këtë e ka bërë duke shfuqizuar vendimin e vitit 2018 të Qeverisë Haradinaj, përmes të cilit i ndalohej punëtorëve të KEK-ut të merrnin thëngjill falas, si masë për parandalimin e ndotjes së ambientit.

(Kosova Sot Online)