Bajqinovci: Qeveria e bëri të mundur sekuestrimin e 100 vilave

  • E.K /
  • 11 October 2022 - 14:13
Bajqinovci: Qeveria e bëri të mundur sekuestrimin e 100 vilave

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ia ka atribuuar qeverisjes së LVV-së meritat për sekuestrimin e 100 vilave në Brezovicë nga Prokuroria e Shtetit.

Bajqinovci tha se qeveria e tanishme është e vetmja që “nuk pengon hetimet”.

“Ligji ishte këtu për pothuajse 23 vite, e Brezovica shumë më moti. Por, ndërtimet ilegale atje lulëzuan dhe askush për gjithë këto vite nuk mundi ta ndalojë shkatërrimin”, tha ai.

Ai tha se “njerëz të fuqishëm të politikës e biznesit ishin atje [në Brezovicë]”.

“U deshtë vetëm ndërrimi i njëmendt politik në qeverisje të bëjë të mundur hetimin dhe sot edhe konfiskimin e mbi 100 shtëpive atje. Dikush thotë se prokuroria po e bën, por edhe prokuroria ishte këtu shumë moti. Kjo është qeverisja e parë që jo vetëm nuk pengon asnjë lloj hetimi, por përkundrazi është me e interesuar se vet prokuroria që krimi, sidomos ai i nivelit të lartë, të luftohet”, tha ai.

(Kosova Sot Online)