SBAShK mban sot konferencë të jashtëzakonshme

  • G.G /
  • 13 October 2022 - 08:46
SBAShK mban sot konferencë të jashtëzakonshme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka paralajmëruar se të enjten do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media.

Konferenca do të fillojë në orën 11:00. Ndërsa, arsyeja e saj nuk është bërë e ditur.

Kujtojmë se SBAShK-u ishte në grevë deri me 3 tetor.

Po ashtu të njëjtit nuk janë pajtuar me çështjen e kompensimit të orëve përgjatë të shtunave. Ndryshe nga Ministria e Arsimit, ata patën një tjetër propozim. Sot mbetet të shihet nëse nga SBAShK-u do të deklarohen pikërisht për këtë.

(Kosova Sot Online)