Deputetja ukrainase: Kam gati një çantë në rast se Putini lanson sulm bërthamor

  • E.K /
  • 14 October 2022 - 08:27
Deputetja ukrainase: Kam gati një çantë në rast se Putini lanson sulm bërthamor

Një deputetet ukrainase ka thënë për Sky News, se ajo dhe njerëzit e saj janë të përgatitur për atë që mund të ndodhë nëse presidenti rus Vladimir Putin gjuan armë bërthamore në vendin e saj.

Udhëheqësja e partisë Holos të qendrës së djathtë, Kira Rudik, tha se ajo ka një çantë gati për të shkuar nëse presidenti Putin lëshon raketa dhe ka planifikuar gjithashtu për situata të tjera me të cilat mund të përballet Ukraina këtë dimër.

“Unë kam një çantë shpine poshtë shkallëve me gjithçka që shkencëtarët tanë thonë se është e nevojshme dhe ne të gjithë e dimë se si të veprojmë nëse do të ketë një sulm bërthamor”, thotë ajo.

“Ne duhet të përgatitemi për ndërprerjet e energjisë elektrike dhe të kemi në çdo shtëpi diçka si strehë për bombë, e pajisur me gjithçka që do të ishte e nevojshme, nëse do të ketë një tjetër granatim të Kievit”.

(Kosova Sot Online)