Ambasada e SHBA në Kosovë: Mos bini pre e mashtrimeve për Lotarinë

  • E.K /
  • 14 October 2022 - 14:54
Ambasada e SHBA në Kosovë: Mos bini pre e mashtrimeve për Lotarinë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të bien pre e mashtrimeve me Lotarinë Amerikane.

"Mbroni veten nga mashtrimet., - shkroi ambasada në Fb. - Çdo individ ose shërbim që pretendon se mund të rrisë shanset e tua për t’u zgjedhur janë të pandershëm. Zgjedhja e DV kryhet krejt rastësisht nga hyrjet e përshtatshme dhe nuk ka asnjë tarifë."

(Kosova Sot Online)