Mihajloviç: Gazsjellësi turk do të vijë në Serbi, do të furnizohemi me LNG edhe nga Shqipëria

  • E.K /
  • 18 October 2022 - 15:00
Mihajloviç: Gazsjellësi turk do të vijë në Serbi, do të furnizohemi me LNG edhe nga Shqipëria

Ministrja e Energjisë, Zorana Mihajloviç, ka njoftuar për një projekt të gazit që shkencëtarët e një universiteti turk kanë zhvilluar për një projekt për transportin e deri në 75 miliardë metra kub gaz në vit, i cili parashikon ndërtimin e një tubacioni për shpërndarjen e gazit natyror në Evropë përmes Thrakisë me tre degë: veriore, jugore dhe qendrore dhe synohet të shkojë edhe në Serbi.

Siç raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, Mihajloviç ka thënë se do të ndërtohet një qendër ndërkombëtare e gazit, një degë e së cilës do të shkojë në Serbi përmes Thrakisë.

“Çdo gazsjellës është i mirëseardhur. Çdo hyrje gazi në pjesën tonë të Evropës është i mirëpritur. Ne marrim gaz nga dy drejtime, së pari marrim gazin rus. Nga viti i ardhshëm do të kemi Nish – Dimitrovgard, do të lidhemi edhe me disa vendet e tjera, kështu që ndoshta do të përdorim ndonjë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Shqipëria, Kroacia, por edhe çdo tjetër që do të vijë në këtë pjesë të Evropës ka një rëndësi të madhe”, ka thënë Mihajloviç.

Serbia e ka një varësi të gazit natyror rus, por edhe disa vende të BE-së varen nga ky produkt rus. 

(Kosova Sot Online)