Dogana sekuestron mbi 64 mijë litra 'Coca Cola' false

  • A.P /
  • 18 October 2022 - 16:21
Dogana sekuestron mbi 64 mijë litra 'Coca Cola' false

Oficerët doganor pas dyshimeve fillestare se produktet e paraqitura per zhdoganim mund të jenë të falsifikuara kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për verifikimin e tyre.

Si rezultat është konfiskuar një sasi e konsiderueshme, respektivisht 64.350 litra të produkti Coca – Cola te falsifikuar.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë ekzaminimit të mallit në kufi është ndaluar malli me markën tregtare “Coca Cola” nën dyshimin se janë të falsifikuara. Pas konfirmimit të bartësit të së drejtës se mallrat e ndaluara janë të falsifikuara, Dogana e Kosovës ka konfiskuar mallrat në sasi prej 64350 litra, me markën tregtare “Coca Cola” dhe origjinë nga Iraku. Sipas dispozitave ligjore në fuqi malli i falsifikuar nuk lejohet të dal në qarkullim të lirë, andaj malli i konfiskuar do ti nënshtrohet procesit të asgjësimit”, thuhet në komunikatën e Doganës.

Dogana thotë se mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale (DPI), në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i të drejtave të pronësisë intelektuale ndikon pozitivisht edhe ne mbrojtjen e shëndetit dhe sigurinë publike.

(Kosova Sot Online)