Escobar: E duam Kosovën në OKB

  • A.P /
  • 19 October 2022 - 20:50
Escobar: E duam Kosovën në OKB

Gabriel Escobar – i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka deklaruar se ShBA-të e mirëpresin Kosovën të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Escobar ka deklaruar se ajo cka është më e rëndësishmja është njohja nga pesë shtetet e Bashkimit Europian.

“Ne gjithmonë e kemi përkrahur njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran dhe ne do ta mirëprisnim në OKB dhe në të gjitha strukturat tjera evropiane… Ajo që është e rëndësishme për Kosovën është që të nisni një rrugë më të qëndrueshme drejt integrimit në strukturat euro-atlantike, duke përfshirë njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së.  Kjo është më e rëndësishmja që mund të nxirrni se çkado tjetër në proces.“, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)