Lajmëruan se do ta mbyllin ambasadën, norvegjezët e shesin veturën, nis me këtë çmim

  • E.K /
  • 20 October 2022 - 14:38
Lajmëruan se do ta mbyllin ambasadën, norvegjezët e shesin veturën, nis me këtë çmim

Ambasada e Novergjisë në Prishtinë e ka nxjerrë një shitje një veturë diplomatike, të tipit Volvo.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada ka bërë me dije se oferta më e ulët për blerjen e kësaj veture duhet të jetë 15 mijë euro.

Aty janë dhënë edhe specifika për këtë veturë. Viti i prodhimit është 2016, derisa afati i fundit për pranimin e ofertave është 4 nëntor, në orën 12:00.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë ka njoftuar se do ta mbyllë Ambasadën në Kosovë.

Nga viti 2023, misioni diplomatik norvegjez do të jetë i mbyllur në Kosovë dhe marrëdhëniet diplomatike do të barten te një ambasadë që është më afër.

Përpos Kosovës, Norvegjia do të mbyllë ambasadat edhe në Madagaskar, Sllovaki dhe Shri Lankë.

“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh të mbyllësh misionet norvegjeze. Mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë të postuar dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar në vend. Por ne kemi një përgjegjësi për të përdorur burimet tona në një mënyrë që na mundëson të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur”, tha ministrja e Jashmte norvegjeze, Huitfeldt.

(Kosova Sot Online)