Gjendet i vdekur një burrë në Kosovë

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 09:02
Gjendet i vdekur një burrë në Kosovë

Një burrë është gjetur i vdekur dje në banesën e tij në Mitrovicë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË /Mitrovicë 22.10.2022 – 14:12. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për Obduksion.

(Kosova Sot Online)