A po dërgohen mercenarë turq për të luftuar për Rusinë!

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 14:48
A po dërgohen mercenarë turq për të luftuar për Rusinë!

Një video ka marrë vëmendje në mediat sociale, e cila dyshohet se tregon mercenarët turq që shkojnë të luftojnë për Rusinë në Ukrainë, shkruan Euronews.

Në video shihen dy ushtarë që mbajnë një flamur turk dhe shprehin gatishmërinë e tyre për t’u përfshirë në konflikt.

“Ne po vijmë atje me ndihmën e Allahut. Ne kemi flamurin tonë… Do të shkojmë dhe do të kthehemi me ndihmën e Allahut,” thotë një burrë me një flamur turk të ngjitur në jelek antiplumb.

Por a po dërgohen vërtet mercenarët turq në Ukrainë?

Gazetarët e shërbimit në gjuhën turke Euroneës konfirmuan se burrat flasin një dialekt të turqishtes, por nuk janë nga Turqia.

Përzierja midis këtij dialekti dhe disa fjalëve ruse sinjalizon se këta burra janë me shumë gjasa turq Ahiska (të njohur edhe si turq mesketë).

Sipas Drejtorisë Botërore të Minoriteteve dhe Popujve Indigjenë, turqit mesketë jetonin përgjatë kufirit turko-gjeorgjian dhe u dëbuan në vitin 1944 nga Joseph Stalin në republika të ndryshme sovjetike të Azisë Qendrore, si Uzbekistani dhe Kazakistani.

Në qershor 1989, turqit Ahiska në Uzbekistan u sulmuan nga uzbekët dhe më shumë se 100 u vranë. Si rezultat, trupat sovjetike deportuan mbi 87,000 turq Ahiska në Rusi.

Sot, shumë prej tyre janë zhvendosur që atëherë në Azerbajxhan, Gjeorgji, Kazakistan dhe Rusi, duke përfshirë edhe Kaukazin e Veriut (si Çeçenia dhe Osetia e Veriut).

(Kosova Sot Online)