Moti për javën e fundit të tetorit

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 16:47
Moti për javën e fundit të tetorit

Ashtu sikur gjatë ditëve të fundit, edhe java e fundit e tetorit pritet të ketë mot të ngrohtë, stabil e të thatë.

Siç ka njoftuar “Prishtina Weather”, në pesë ditët e ardhshme, moti do të jetë me temperatura edhe më të larta mbi vlera mesatare.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 24 deri 26 gradë Celsius.

Këto temperatura do të zbresin gradualisht në 20 gradë Celsius, megjithatë mbeten më të larta nga mesataret.

(Kosova Sot Online)