Një fëmijë futet nën urë në Obiliq

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 20:13
Një fëmijë futet nën urë në Obiliq

Zyrtarët e stacionit policor në Obiliq, dje rreth orës 13:00, kanë arritur të gjejnë një fëmijë të moshës katër vjeç në rrethana potencialisht të rrezikshme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Mbretëresha Teutë" në Obiliq, me ç 'rast fëmija në fjalë, kishte kaluar hekurudhën dhe ishte futur nën urë në afërsi të lumit.

Ndërkohë që fëmija është gjetur dhe i është ofruar ndihma mjekësore, i njëjti është kthyer në përkujdesjen e prindërve.

(Kosova Sot Online)