I burgosuri kosovar denoncon nënën në polici: Më braktise, prandaj u bëra hajn!

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 10:35
I burgosuri kosovar denoncon nënën në polici: Më braktise, prandaj u bëra hajn!

Një denoncim jo fort i zakonshëm për shoqërinë kosovare ka ndodhur dje në Prizren.

Një i ri ka denoncuar nënën e tij për braktisje

Ky akt i nënës, sipas djalit e ka detyruar atë që të bëhet hajn.

“Ankuesi mashkull kosovar i mitur derisa ka qenë në vuajtje të dënimit, ka denoncuar nënën e tij të dyshuarën femër kosovare e cila e kishte braktisur djalin e saj të mitur dhe si pasojë e kësaj ankuesi kishte devijuar dhe ishte marrë me vepra penale të vjedhjes për të cilat është duke vuajtur dënim. Rasti nën hetime” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)