Rusia po rekruton të burgosurit me HIV për të luftuar kundër Ukrainës

  • A.P /
  • 25 October 2022 - 15:45
Rusia po rekruton të burgosurit me HIV për të luftuar kundër Ukrainës

Kompania private ushtarake ruse Wagner ka filluar rekrutimin masiv të të burgosurve me sëmundje të rënda infektive si HIV dhe hepatiti C në luftën kundër Ukrainës, sipas mediave të huaja.

Lajmi është bërë i ditur nga inteligjenca ushtarake në Kiev (Gur) duke theksuar se në ditët e fundit më shumë se 100 të burgosur me HIV ose hepatit C janë rekrutuar në fshatin Metalostroy, në rajonin e Leningradit.

Për të dalluar militantët e infektuar, komanda Wagner i detyron ata të mbajnë byzylykë të kuq për HIV-in dhe të bardhë për hepatitin. 


(Kosova Sot Online)