Arrestohet një person në Gjilan

  • A.P /
  • 26 October 2022 - 16:42
Arrestohet një person në Gjilan

Një person është arrestuar sot në Gjilan për armëmbajtje pa leje.

Në njoftim, Policia ka thënë se i dyshuari është V.A, 47-vjeçar.

Atij i janë konfiskuar një revole e kalibrit 9 mm, një karikator dhe pesë fishekë.

Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’.


(Kosova Sot Online)