
Pas këshillave për Asociacionin, britanikët i flasin Kurtit rreth guximit për të bërë kompromis

Kryediplomati britanik thotë se, para Samitit të Berlinit, me Kryeministrit Kurti ka folur për nevojën për “guxim e kompromis” për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi.
Sekretari për Punë të Jashtme i Britanisë së Madhe, James Cleverly, njofton se u takua sot me kryeministrin Albin Kurti.
Në një postim të bërë në Twitter, Cleverly ka shkruar se me Kurtin ka folur për raportet e Kosovës me Serbinë dhe për nevojën për “kompromis”.
“Sot e takova Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, para Samitit të Procesit të Blerinit. Diskutuam raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe për nevojën për kurajo dhe kompromis, në mënyrë që të përfitojnë qytetarët e të dy shteteve”,.
(Kosova Sot Online)