E rëndë, qytetari poston fotografi të vajzës së tij 5 ditëshe në QKUK: U la në inkubator pa ngrohje

  • E.K /
  • 01 November 2022 - 15:04
E rëndë, qytetari poston fotografi të vajzës së tij 5 ditëshe në QKUK: U la në inkubator pa ngrohje

Përparim Klinaku në një postim në rrjetin social është shprehur i mllefosur për një rast të rëndë që i ka ndodhur.

Ai thotë se vajza e tij pesëditëshe ka qëndruar në inkubator për dy orë pa nxemje.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të neglizhencës së stafit përgjegjës.

“Kjo foshnje qe shihni ne kete fotografi eshte vajza ime(5 diteshe), e cila, sot ne QKUK-repartin e neonatologjise, gati dy ore ka qendruar ne kete inkubator pa nxemje, per shkak te neglizhences se stafit pergjegjes!!!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Deri kur duhet me prite qe punetoret qe paguhen nga taksat tona t’i dalin zot punes se tyre?! Apo duhet te ndodhe tragjedia qe te vetedijesoheni?!

Kjo foshnje qe shihni ne kete fotografi eshte vajza ime(5 diteshe), e cila, sot ne QKUK-repartin e neonatologjise, gati dy ore ka qendruar ne kete inkubator pa nxemje, per shkak te neglizhences se stafit pergjegjes!!!

BOLL BRE MA SE NA KENI LODHE, DIELLIN DY GISHT MI KRY NA E KENI PRU!

(Kosova Sot Online)