Ja si do të duket pasaporta e re

  • A.P /
  • 04 November 2022 - 14:30
Ja si do të duket pasaporta e re

Tashmë në dispozicion është pasaporta e re zvicerane e cila mund të merret në zyrat kantonale të pasaportave ose përfaqësuesit zviceran jashtë vendit.

Siç ka njoftuar Srf.ch, sipas Zyrës Federale të Policisë (FedPol) seritë e reja të pasaportave përputhen me standardet më të fundit për dokumentet e identitetit.

Kopërtina e kuqe e karakterizon edhe pasaportën e re por që elementet e projektimit janë të frymëzuar nga peizazhe zvicerane.

Dizajni kombinon sigurinë, funksionalitetin dhe estetikën. Ai bazohet në teknologjitë moderne për veçoritë e sigurisë së kartave të identitetit. Këto veçori mund të shihen me sy dhe nën dritën UV.

Lidhur me simbolizmin, pasaporta e re ka për qëllim të përfaqësojë kozmopolitanizmin dhe lidhjen me atdheun.

Tema e maleve dhe ujit kalon nëpër të gjitha anët e 26 kantoneve. Masivi Gothard me Pizzo Rotondo formon qendrën. Këtu kanë origjinën lumenjtë më të mëdhenj zviceranë, të cilët rrjedhin jashtë vendit. “Zvicra e pestë” e Zvicrës jashtë vendit tani përfaqësohet gjithashtu me një faqe vizash.

Si më parë, të dhënat biometrike ruhen në mikroçip në kopertinën e pasaportës. Të dhënat mund të lexohen vetëm me një pajisje që garanton transmetimin e enkriptuar. Shenjat e gishtërinjve janë veçanërisht të mbrojtura. Aksesi u jepet vetëm vendeve me një nivel ekuivalent të mbrojtjes së të dhënave si Zvicra.

Përveç pasaportës së zakonshme zvicerane, seritë e reja të pasaportave përfshijnë një pasaportë diplomatike, pasaportë shërbimi, dokument udhëtimi për refugjatët (“pasaportë refugjatësh”) dhe një pasaportë për të huajt që jetojnë në Zvicër.

Të gjitha dokumentet e mëparshme mbeten të vlefshme deri sa të skadojnë. Ofertat e kombinuara për porositjen e pasaportës dhe kartës së identitetit në të njëjtën kohë janë ende në dispozicion. Një kartë e re identiteti do të dalë gjithashtu në gjysmën e parë të vitit 2023.

Kushdo që dëshiron të marrë një pasaportë të re duhet të regjistrohet në zyrat e pasaportave kantonale apo një mision jashtë vendit për një takim për mbledhjen e të dhënave biometrike.

Çmimi për pasaportë mbetet i njëjtë me 140 franga për të rriturit dhe 60 franga për nën 18-vjeçarët.

Image


(Kosova Sot Online)