Putin vuan nga kanceri

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 20:21
Putin vuan nga kanceri

Vladimir Putin ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme dhe kancerin e pankreasit, pretendojnë dokumentet e zbuluara të spiunazhit.

Pretendimet e fundit nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Për një kohë të gjatë, Vladimir Putin është rrethuar nga thashethemet  për sëmundjet e tij dhe ai është shfaqur rregullisht duke u dridhur, duke ndezur shpresën në Ukrainë dhe Perëndim që despoti së shpejti mund të heqë dorë nga pushteti.

Pretendimet kanë qarkulluar në mesin e figurave të opozitës, të nxitura nga mungesat e tij të pashpjegueshme dhe daljet e tij të lëkundshme publike, se ai po lufton me probleme serioze shëndetësore, por ato gjithmonë janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Por tani e-mailet nga një burim i inteligjencës ruse duket se konfirmojnë se 70-vjeçari është diagnostikuar me kancer dhe Parkinson, shkruan Daily Mail. 

Dokumentet e zbuluara supozohet se shkruanin: “Mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon. Ky fakt do të mohohet në çdo mënyrë dhe do të fshihet.”

“Putini po merr rregullisht injeksione novatore kundër dhimbjeve për të ndaluar përhapjen e kancerit të pankreasit me të cilin u diagnostikua kohët e fundit.”

(Kosova Sot Online)