Presidenti i SHBA-së i shkruan Faton Bislimit, ja se çka thuhet në letër

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 08:48
Presidenti i SHBA-së i shkruan Faton Bislimit,  ja se çka thuhet në letër

Drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi, e ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Siç tregon Bislimi përmes një postimi në Facebook, të enjten, Bidenit i kishte shkruar më 11 shtator 2022, në datën kur shënohet përvjetori i sulmeve terroriste në SHBA.

E Biden ia ka kthyer letrën Bislimit duke i thënë se “premtimi amerikan është real dhe veçse ka filluar”.

Më poshtë postimi i Bislimit për letrën e pranuar nga Joe Biden.

Premtimi i Amerikës është real dhe veç sa ka filluar…” shkruan Presidenti Biden në letrën e adresuar për mua!

Sot kam pranuar një letër nga Presidenti i SHBA-ve dhe miku i madh i shqiptarëve, z. Joe Biden, nder ky që jo lehtazi mund të përshkruhet me fjalë! Kjo letër e Presidentit Biden vije si përgjigje ndaj një letre që unë i kisha dërguar atij pikërisht më 11 shtator 2022 për të shpreh solidaritetin tim dhe të shqiptarëve në përgjithësi për përvjetorin e tragjedisë së 11 shtatorit. Në letër i kisha rikujtuar z. Biden se shqiptarët janë populli më pro-amerikan në botë dhe aleati më i sinqertë e i përkushtuar i Amerikës në Evropë. Si Senator dhe Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, z. Biden kishte qenë një zë shumë kumbues, argumentues, dhe përkrahës ndaj Kosovës dhe përpjekjes sonë për liri, demokraci e pavarësi. Duke bashkëpunuar ngushtë me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën lidershipin e z. Joe DioGuardi e znj. Shirley Cloyes DioGuardi, Biden ishte bërë promotor i kuazës sonë në Senatin e SHBA-ve. Andaj, na duhet gjithënjë një SHBA e fortë e në krye të tavolinës së lidershipit botëror, ashtu që ta kemi një Kosovë të fortë. Përkundër sfidave madhore të brendëshme e globale me të cilat ballafaqohet Amerika, z. Biden i kisha kërkuar që të vazhdojë përkushtimin e tij dhe të SHBA-ve karshi Kosovës dhe shqiptarëve.

Letrën e tij Presidenti Biden e nisë me “I dashur Dr. Bislimi, ju falëmnderoj për letrën tuaj përkrahëse,” duke shtuar se “Kur isha zgjedhur President, kisha premtuar se do të isha President i të gjithë amerikanëve.” Ndër të tjera, President Biden thekson që “gjithëçka është e mundur kur ne bashkohemi si një komb. Asgjë nuk është e paarritshme. Vec na duhet të mos harrojmë se kush jemi.”

Duke potencuar se ka ende shumë punë për të bërë, Presidenti Biden shkruan: “Jam më i bindur se kurdo herë më parë që shpirti i Amerikës është vibrant, e ardhmja e Amerikës është e ndritur, dhe premitimi i Amerikës është real dhe veç sa ka filluar,” në letrën e tij të cilën me shumë kënaqësi e pranova sot.

Për mua, kjo letër, është një testament i vlerësimit të punës sime për kauzën tonë kombëtare në Ëashington, DC tash e dy dekada! Letra e Presidentit Biden, sot i shtohet një vargu letrash, çmimesh, e mirënjohjesh të tjera që kam pranuar nga personalitete të larta të politikbërjes amerikane.

Miqësia jonë me Amerikën ndërtohet tutje vetëm mbi vlera, përkushtim, dhe respekt, dhe duhet ruajtur si sytë e ballit.

(Kosova Sot Online)