Zgjidhet nënkryetarja e Gjykatës Komerciale

  • E.K /
  • 03 November 2022 - 10:42
Zgjidhet nënkryetarja e Gjykatës Komerciale

Saranda Bogaj-Sheremti do të jetë nënkryetare e Gjykatës Komerciale.

Kështu ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

“Po mbahet takimi i 297-të me radhë i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, me ç’rast është caktuar nënkryetarja e Gjykatës Komerciale”, thuhet në njoftim.

“Në këtë takim, anëtarët e Këshillit miratuan propozimin për caktimin e nënkryetares së Gjykatës Komerciale, gjyqtaren Saranda Bogaj-Sheremeti, me mandat të njëjtë me kryetarët e gjykatave respektive”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)