Miku i Ramës, Vuçiç vazhdon lobimin kundër Kosovës: 9 shtete do tërheqin njohjen e pavarësisë

  • A.P /
  • 03 November 2022 - 18:53
Miku i Ramës, Vuçiç vazhdon lobimin kundër Kosovës: 9 shtete do tërheqin njohjen e pavarësisë

Serbia me në krye presidentin Aleksandar Vuçiç vazhdojnë fushatën kundër Kosovës, me qëllim që të bindin vende të tjera, për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. 

Gjithçka ndodh në një kohë kur dialogu për normalizimin e marrëdhënieve është në ngërç. 

Edi Rama e konsideron mik për kokë Vuçiçin dhe nuk shqetësohet aspak nga lobingjet destabilizuese të presidentit serb. Madje për hir të raporteve me këtë të fundit tentoi të jetësojë projektin e Ballkanit të Hapur kundër Kosovës, i cili sot fatmirësisht mori goditjen finale nga Gjermania, përmes Porcesit të Berlinit. 

Por politika destruktive e Beogradit kundër Kosovës është përshkallëzuar sepse gjen ushqim te Edi Rama në Tiranë. 

Dhe tani ka ardhur momenti kur supermacia serbe të tregojë me krenari arritjet e veta, në ortakësi me kryeministrin shqiptar. 

Kështu, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, njoftoi se ka informacione për anulimin e njohjes nga 9 vende. 

ipas tij, Serbia është e gatshme t'i zbulojë ato sapo pala tjetër të shkelë obligimet që rrjedhin nga Marrëveshja e Uashingtonit.

"Ne i përmbaheshim Marrëveshjes së Uashingtonit dhe moratoriumit, por Prishtina e shkeli atë. Nga 193 anëtarët e OKB-së, Prishtina mund të llogarisë maksimumi në 83 vota, që do të thotë se kemi shumicën në Asamblenë e Përgjithshme", tha ai.

"Ne do të vazhdojmë me një politikë të tillë. Nëse kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës hyn në procedurë, keni dëgjuar se edhe presidenti Vuçiç ka paralajmëruar se do të publikojmë shënime për tërheqjen e njohjeve", tha ministri i Jashtëm.

B92 citon ish-diplomatin Zoran Milivojeviç, sipas të cilit është e përshtatshme që qëndrimi i Serbisë të aktivizojë fushatën e njohjeve.

"Është e qartë se numri i vendeve që konfirmojnë shtetësinë e Kosovës po ndryshon. Dhe kjo është në favorin tonë. Shtrirja e fushatës sonë është e madhe dhe mund të shihet në të paktën tre segmente. Para së gjithash, është e rëndësishme për shkak të duke votuar veten në organizatat ndërkombëtare, duke filluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Bilanci i fuqisë është i tillë që Kosova nuk mund të marrë as statusin e vëzhguesit, siç e ka Palestina, sepse nuk ka as shumicën dhe është me kilometra larg nga dy të tretat. Është rritur edhe numri i vendeve që nuk e votojnë Kosovën në organizata të tjera ndërkombëtare, kështu që kanë edhe më pak shanse për t'u futur në UNESCO, Interpol, OSBE. Vetëm aty ku dominon Perëndimi, Prishtina ka shanse të pretendojë për anëtarësim. Rasti në Këshillin e Evropës. Natyrisht, ata kanë një shumicë prej dy të tretash”, shpjegon Milivojević.


(Kosova Sot Online)