Sot gjashtë vjet nga vdekja e Astrit Deharit

  • S.A /
  • 05 November 2022 - 08:53
Sot gjashtë vjet nga vdekja e Astrit Deharit

Në 6 vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari, sot janë paraparë të mbahen aktivitete të ndryshme për të përkujtuar jetën dhe veprën e tij.

Në ora 14:00 mbahet diskutimi “Përjetimet me Astritin si aktivist i Lëvizjes, student, shok e familjar i përkushtuar” në hollin e Bibliotekës Kombëtare, kurse në ora 17:00 mbahet diskutimi “Aktiviteti i Astrit Deharit në qendrën e Pejës, përvojat e bashkëpunëtorëve dhe aktivistëve me të”.Poashtu do të bëhen homazhe te varri i tij dhe do të dhurohet gjak.

(Kosova Sot Online )