Ja se çfarë i kishte thënë Aurora Pelaj pronarit të “Orendas” një ditë para se të publikohej video e tmershme

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 08:00
Ja se çfarë i kishte thënë Aurora Pelaj pronarit të “Orendas” një ditë para se të publikohej video e tmershme

Pronari i azilit “Orenda”, ku u rrah e moshuara Minire Nura, ka treguar se infermierja  cila ka ushtruar dhunë, Aurora Pelaj, një natë më parë kishte dhënë dorëheqje në këtë qendër për të moshuar, transmeton Kosova Sot Online”.

Ai ka treguar se arsyeja e dorëheqjes së Pelajt sipas saj është bërë për shkak se nuk ka pasur mundësi që të vazhdonte edhe shkollën dhe punën.

“Ishte dy muaj e gjysmë e punësuar te ne. Një natë më përpara se të dhunonte të moshuarën ka dhënë dorëheqjen nga puna. Më informoi se nuk do të punonte në azil. Kishte për të vazhduar masterin. Kishte thënë se nuk ka mundësi që të bënte dhe shkollën dhe punën. Ne kemi një rregullore për pranimin e punonjësve të reja. Infermieret kanë qenë me nivelin e arsimit që i nevojitet qendrës tonë. Ne punojmë me tre turne. Punohet nga 8 orë në ditë për secilin me një orë pushim”- u shpreh ai.

Ai tutje ka shtuar se e ka konsideruar të padrejtë venedimin pë pezullimin e kësaj qendre.

“Kam marrë email që nga 7 nëntori të pezullohet puna në institucionin tonë. Vendimin do e respektoj, ka forma të tjera ankese. E kam konsideruar të padrejtë vendimin që është marrë ndaj azilit”- tha ai.

(Kosova Sot Online)