Pas dorëzimit të dorëheqjeve, zyrtarët policorë serbë po i dorëzojnë armët në stacionin policor në veri

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 08:35
Pas dorëzimit të dorëheqjeve, zyrtarët policorë serbë po i dorëzojnë armët në stacionin policor në veri

Pas dorëheqjeve, zyrtarët policorë serbë kanë filluar dorëzimin e armëve në stacionin policor në stacionin policor të Zveçanit, shkruan "Kosova Sot Online".

Të shtunën,  përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës.

Kjo gjë ndodhi pas një njoftim pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për rigjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

(Kosova Sot Online)