"Do të ishte shumë e rrezikshme nëse Prishtina vendos të dërgojë pjesëtarë të policisë të nacionalitetit shqiptar, nga pjesët e tjera të Kosovës, në veri"

  • E.K /
  • 07 November 2022 - 14:17

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka reaguar lidhur me çështjen në veri të vendit.

Ai ka thënë se shpreson që KFOR-i dhe EULEX-i ta marrin rolin e policëve të dorëhequr serbë.

“Do të ishte shumë e rrezikshme nëse Prishtina vendos të dërgojë pjesëtarë të policisë të nacionalitetit shqiptar, nga pjesët e tjera të Kosovës, në veri, për të hyrë në komunat me shumicë serbe”, ka thënë Vuçeviq".

(Kosova Sot Online)