Kuvendi mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 16:28
Kuvendi mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme

Institucioni më i lartë ligjvënës i vendit, ka njoftuar se nesër deputetët do të mblidhen nesër në Kuvend për një seancë të jashtëzakonshme

Seanca e jashtëzakonshme e së martës do të nis në orën 10:00 dhe e ka vetëm një pikë në rend dite. 


Sipas njoftimit të shqyrtohet vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji elektrike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online" 

Gjithashtu është paralajmëruar edhe një seancë plenare e Kuvendit, me fillim nga ora 11:00.

Në rend dite do të jenë tri pika:

1. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr.08/L-179  për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,

3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/ L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë.

(Kosova Sot Online)