Ramush Haradinaj tregon pse e la takimin me Albin Kurtin

  • E.K /
  • 08 November 2022 - 08:58
Ramush Haradinaj tregon pse e la takimin me Albin Kurtin

Ramush Haradinaj, ka treguar se përse e ka lëshuar takim me kryeministrin Kurti.

Haradinaj ka treguar se arsyeja e lëshimit të takimit ishte, pasi që sipas tij Kurti mbante ligjërata e nuk ka sqaruar se përse i ka prishur raportet me Amerikën, përcjell "Kosova Sot Online".

Postimi i tij i plotë:

Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.

Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

(Kosova Sot Online)