Ferizaj: 29 vjeçari gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për një vit

  • E.K /
  • 08 November 2022 - 12:10
Ferizaj: 29 vjeçari gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për një vit

Mbrëmë, policia rajonale në Ferizaj, ka gjobitur me 500 euro një 29 vjeçari, për tejkalim të shpejtësisë, ku edhe i është marrur patentë shoferi, shkruan "Kosova Sot Online".

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë në ora 21:25 ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Adem Jashari ’’ në Shtime, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 150 km/h.

Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet E.A (M/K) i moshës 29 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)