KQZ: Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar emrat që do t’i zëvendësojnë deputetët e Srpska’s

  • A.P /
  • 08 November 2022 - 16:41
KQZ: Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar emrat që do t’i zëvendësojnë deputetët e Srpska’s

Për të zëvendësuar deputetët nga radhët e Listës Srpska, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga presidentja Vjosa Osmani.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Sipas tij  ky komision do të përgadisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën nga Presidentja e Republikës së Kosovës për të rekomanduar emrat e personave të ligjshëm të radhës për të plotësuar vendet e lira në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Duke u mbështetur në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përgatisë rekomandimin brenda afatit ligjor prej 5 ditësh pune nga momenti i marrjes së kërkesës”, theksoi Elezi.

 

(Kosova Sot Online)