Josep Borell: Situata e tensionuar në Veri të Kosovës, përforcohet edhe EULEX

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 07:55
Josep Borell: Situata e tensionuar në Veri të Kosovës, përforcohet edhe EULEX

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, ka njoftuar se Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është përforcuar me trupa shtesë pas situatës së tensioneve në veri të Kosovës.

“Forca Evropiane e Xhandarmërisë (angazhohet për stabilizimin e zonave të krizës dhe konfliktit jashtë BE-së) nga Karabinieri zbarkuoi sonte që përkohësisht ta përforcojë Njësinë Policore të EULEX-it në Kosovë”, ka shkruar ai, transmeton "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)