Për herë të parë Polonia hap konsullatë në Kosovë

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 11:00
Për herë të parë Polonia hap konsullatë në Kosovë

Polonia për herë të parë ka hapur konsullatë në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

“Marrëveshja zbaton Rezolutën nr. 184/2022 të Këshillit të Ministrave të datës 5 shtator 2022 për vendosjen e marrëdhënieve konsullore ndërmjet Republikës së Polonisë dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, është sqaruar se përmes kësaj marrëveshje do të shtohet edhe mbrojtja konsullare në Kosovë.

“Marrëveshja e arritur sot do t’u mundësojë qytetarëve polakë të kenë një nivel optimal të mbrojtjes konsullore në territorin e Republikës së Kosovës”.

(Kosova Sot Online)