Franca dhe Gjermania mesazh Kosovës dhe Serbisë

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 10:59
Franca dhe Gjermania mesazh Kosovës dhe Serbisë

Franca dhe Gjermania do të përkujtojnë armëpushimin e vitit 1918 i cili edhe kishte shënuar fundin e Luftës së Parë Botërore.

“Një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet më 11 nëntor në orën 11:00. Ky vend ndodhet brenda varrezave të krishtere në Arbëri”, thuhet në njoftim, transmetonton "Kosova Sot Online"

 “Miqësia franko-gjermane tregon se pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë dhe mund të shërbejë edhe si model për pajtimin në Ballkan. Ajo gjithashtu dëshmon për vuajtjet e të gjithë popujve të përballur me mizoritë e luftës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

(Kosova Sot Online)