Këta janë 10 emrat e rekomanduar nga KQZ për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

  • E.K /
  • 10 November 2022 - 14:12
Këta janë 10 emrat e rekomanduar nga KQZ për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së sotme, në rend të ditës e ka pasur pikën “Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik ‘Lista Srpska’.

KQZ, gjatë mbledhjes së sotme ka rekomanduar kandidatët e radhës, për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe para disa ditëve. Ata dhanë dorëheqje për shkak të vendimit për targa të Qeverisë së Kosovës. transmeton "Kosova Sot Online".

9 nga të zëvendësuarit janë nga Lista Serbe, ndërsa një është nga një subjekt tjetër serb – iniciativa qytetare, SPO.

(Kosova Sot Online)