Shala: Amerika duhet dëgjuar pasi ai është partneri strategjik i Kosovës

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 09:36
Shala: Amerika duhet dëgjuar pasi ai është partneri strategjik i Kosovës

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haxhi Shala, ka japur mendimin e tij për situatën aktuale në veri të vendit.

Shala ka theksuar se Amerika duhet dëgjuar pasi ai është partneri strategjik i Kosovës.

Ai ka shtuar se  "Asnjë njohje nga shtetet tjera nuk ka ardhur pa ndihmën e Amerikës", përcjell "Kosova Sot Online".

“Situata e krijuar gjatë kësaj jave na ka kthyer shumë mbrapa si vend për shkak se para 12 apo 13 vitesh ose në vitin 2010, 2011,2013 është bërë heqja e rojeve të urës dhe është kthyer në institucione të Kosovës, në Polici të Kosovës, në gardian, filluan gjykatat, filloi një jetë jo bash normale, por një jetë filloi të merrë formën e vet të jetesës dhe pjesa e Mitrovicës e cila sot ka mbetur pa institucionet qendrore të asaj pjese”, tha ai.

“Në momentin që kërkon partneri jonë strategjik, Amerika është dashur të dëgjohet zëri i saj, është dashur të dëgjohet kërkesa e saj… sepse e kemi partner strategjik, pa të nuk mund të lëvizim as këtu, asnjë njohje nga shtetet tjera nuk ka ardhur pa ndihmën e Amerikës, asnjë inkuadrim nëpër organizata ndërkombëtare nuk kemi mundur të inkuadrohemi pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, as Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka mundur të vijë deri këtu pa mbështetjen e SHBA-së, është dashur të dëgjohet ose t’i jepet ndonjë shanse mikut tonë edhe për  10 muaj dhe ta përfundojmë këtë marrëveshje e cila tashmë veçse është e propozuar nga miqtë tanë”, shtoi Shala, transmeton "Kosova Sot Online".

“Investimet e tyre në Kosovë nuk mund t’i humbin për shkak të një Qeverie e cila është e padëgjueshme apo e një personi i cili është i padëgjushum, ata mund të presin por Kosova nuk ka kohë të pres… jemi jem duke u kthyer mbrapa”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)