Ish-ministri i Brendshëm: Situata momentale në Kosovë është pak e ndërlikuar

  • E.K /
  • 11 November 2022 - 10:27
Ish-ministri i Brendshëm: Situata momentale në Kosovë është pak e ndërlikuar

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, është shprehur për situatën aktuale në veri të vendit.

Sipas Mustafës Serbia mund t’i viktimizojë qytetarët serb në veri dhe të shkaktojë probleme, transmeton "Kosova Sot Online".

Mustafa ka potencuar se situata në Kosovë për momentin është pak e ndërlikuar për shkak të stuatës në veri.

“Situata momentale në Kosovë është pak e ndërlikuar për shkak të brishtësisë në pjesën veriore të Mitrovëces veriore, pasi aty ka të bëjë me disa qytetarë janë të inkriminuar nga Qeveria e Serbisë dhe i zbatojnë urdhrat direkte nga presidenti Vuçiq. Serbisë nuk i konvenon një moment i tillë të ulet në tavolinë me probleme të tilla, por me probleme teknike krijon ekcese. Ne duhet të jemi vigjilent sepse Serbia mund t’i viktimizojë qytetarët serb në veri, të shkaktojë probleme teknike, në mënyrë që të prolongojë sa më gjatë bisedimet të cilat e bien statusin final ndërmjet dyja shteteve”, ka thënë Mustafa.

“As Asociacioni e as targat nuk janë problem që Serbia, por ato janë vetëm në mënyrë deklarative. Kosovës i konvenon që të bisedojë dhe t’i zgjidh problemet politike, ato teknike zgjidhen kur përfundojnë problemet politike. Problemi i targave nuk ka qenë dashtë të jetë në tavolinën e bisedimeve, sepse kjo është zgjidhur në vitin 2011. Nuk kemi mundur t’i implementojmë për shkak të problemeve të cilat i kanë shkaktuar grupet kriminale të inkriminuara nga Serbia”, u shpreh Mustafa.

“Unë e kam thënë se nuk është dashur të shtyhet por pasi që ndërkombëtarët kanë insistuar 10 muaj afat, atëherë është dashur të jepet ky afat, sepse edhe pas kësaj kohës, gjendja do të ishte e njëjtë”, thotë Mustafa.

(Kosova Sot Online)